Numri i shqiptarëve në Maqedoni është më i lartë se 40%.

Abdulla Mehmeti

Vërtet, pse nuk bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, mbasi me kaq ngulm po e kërkojnë disa politikanë dhe mediume joshqiptare gjatë ditëve të fundit? Përgjigjja e saktë e dini cila është? Jo frika e shqiptarëve se mos i humbin privilegjet që i paskan sipas Kushtetutës dhe ligjeve aktuale të këtij vendi, me të cilat ata definohen si asnjë popull tjetër në botë, PËRQINDJE, por:

  1. Nga frika e pushtetit për zbardhjen e së vërtetës, se pakica në këtë shtet e sundon shumicën;
  2. Se nga ky shtet janë larguar së paku 520 mijë banorë, nga gjithsej afër 2 milion banorë, ose mbi ¼ e popullsisë së këtij vendi (sipas të dhënave të Bankës Botërore);
  3. Disa qendrave të caktuara jashtë vendit dhe qarqeve politike brenda, u janë humbur shpresat se edhe më tej ky shtet mund të llogaritet si shtet i dytë serb, ose bullgar, me fillimin e proceseve të integrimeve euroatlantike (këtë e dëshmon më së miri pyetja e referendumit për pavarësimin e Maqedonisë, i mbajtur më 8 shtator 1991, me të cilin lihet e hapur alternativa për bashkim me shtete të tjera);
  4. Disa subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni, nga rezultatet e reja të regjistrimit do t’u prishen planet e derisotme strategjike, me zbardhjen e dallimit të madh mes përqindjes së përfaqësimit të tyre aktual, prej 16,6% në Parlament*, ndërsa në institucionet tjera dhe administratën e shtetit, me afër 17 %, në krahasim me numrin real të shqiptarëve në këtë shtet, dyfish më të lartë, së paku 35%, sipas të dhënave zyrtare nga institucionet kompetente të vendit, si dhe nga institucionet ndërkombëtare, të cilat kujdesen në mënyrë të vazhdueshme për numrin dhe lëvizjen e popullsisë në botë, të cilat vlerësojnë se numri i shqiptarëve në këtë shtet është më i lartë se 40%.

 StrugaLajm

Falsifikimi i të dhënave dhe fshehja e tyre nga institucionet e shtetit cilësohet si vepër kriminale dhe është e dënueshme sipas konventave ndërkombëtare.

*Sipas numrit të popullsisë, shqiptarët duhet të përfaqësohen në Parlamentin e këtij shteti me së paku 42-45 deputetë, jo vetëm me 20 deputetë sa i kanë aktualisht, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016. Kjo dëshmon qartë se përfaqësuesit e këtyre subjekteve janë të interesuar vetëm për pushtet, jo edhe për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve dhe të drejtat e tyre.StrugaLajm

 

(1 prill 2017)


Loading...
loading...