Nusja e parë që martohet pa dhëndër

Një instruktore palestre në Brianza të Italisë është martuar në një dasmë madhështore, por pa dhëndër. Laura Mesi kishte ëndërr që të martohej, por pasi kaloi shumë vuajtje dhe zhgënjime mori vendimin e duhur për veten. Dasma u bë në fund të muajit gusht dhe pas ceremonisë ajo shkoi në muaj mjalti në Egjipt. “Jetoj vetëm prej 5 vitesh dhe në moshën 38 vjeçare mora vendimin që kur të bëja 40 vjeç do të martohesha. Nëse nuk do ta gjeja princim tim të kaltër do ta bëja gjithësesi dasmën dhe kështu bëra. Askush nuk e besonte që do të gjeja guximin për ta bërë por gjithësesi unë u martova me veten. Nuk i kërkova askujt asgjë, e dasmën e organizova të gjithën vetë me shpenzimet e mia. Të hënën u ktheva nga muaji i mjaltit rigorozisht vetëm ” – tha ajo. Dasma e saj ishte e plotë me miq dhe të afërm, ndërkohë që 40-vjecarja mbante të veshur fustanin e bardhë dhe shijoi ceremoninë madhështore që kishte organizuar për veten e saj.

Fotografia e Klubi i mëngjesit

Fotografia e Klubi i mëngjesitStrugaLajm

Fotografia e Klubi i mëngjesitStrugaLajm

 


Loading...
loading...