Reklamo ketu!

Osmani në vizitë pune në kryeqendrën e Europës!

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga dita e nesërme për vizitë pune do të qëndrojë në Bruksel, ku së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, do të marrin pjesë në mëngjesin e punës me Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të bashkimit Evropian, në organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, Katrugalos dhe Maleshkanu.

Ditën e martë, 19 mars, delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev, në të cilën krahas Osmanit dhe Dimitrovit do të merr pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, do të jenë pjesëmarrës në takimin e rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, në të cilën, nga ana e Bashkimit Evropian, do të prezantohet nga Nënkryetarja e Komisionit dhe Përfaqësuese e Lartë e BE-së, Federika Mogerini, si dhe nga Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han.