Për çfarë ndryshime flasin kameleonët!

 

1.
Përmes ,,Zgjedhjeve Vendore”, në një tokë ,,të paemër”, që herë zgjohet e pagëzuar, herë kopile e herë me ,,prindër”, faktorë të jashtëm e të brendshë (pa asnjë skrupull), pa asnjë shenjë bashkëjetese (që do të sillte vetëm (rrënimi) ,,ndryshimi i kushtetutës” , për të cilën z. Zaevi sa e sa herë është deklaruar se ajo, kushtetuta, nuk mund të preket në asnjë rast), edhe një herë si shumë herë tjera, hodhën një gur të mashtrojnë konet; hodhën një top në fushëmejdanin e lojtarëve të stërvitur e të ,,përzgjedhur” nga çdo i huaj, përveç popullit që i rriti. S’ka rëndësi, nëse vijnë të njëjtët emra, s’ka rëndësi nëse vijnë më ,,të përvojshmit”; në këto lojëra të pandershme dhe të rrezikshme për shqiptarët, edhe reparti i ,,rezervistëve ” mban mbi sup,,numrin e njëjtë”. Në këto lojëra, rëndësi ka kush ,,bën ligjin”, rëndësi ka mungesë e cipës.
2.
Kur flet një politikan për ndryshime politike, kur flet një politikan i ,,sprovuar” dhe i dështuar në secilën epokë sprovash, në secilën epokë ndryshimesh, – ku përherë, në vend të gjendjes skllavëruese dhe pozitës poshtëruese të popullit që ,,përfaqëson”, ai zgjodhi të ,,ndryshoj” veten, dhe përherë u ,,fsheh” pas vetes si struci me kokë në rërë, duhet ,,lexuar” anën e kundërt, anën e fshehtë të medaljonit; anën që shquan e pasqyron vlerën reale të çdo ,,monedhe”…
3.
Duke kërkuar një mandat tjetër, duke kërkuar një kohë pa fund për të ,,ndryshuar” atë që kurrë s’ia mbajnë supet, atë që kurrë nuk e provoi se ç’peshë ka në supe tjerë, ai përpiqet të vë në sprovë durimin ,,absurd” të popullit!
4.
Shikoni rreth e përqark o njerëz, përpara se të mbyllni sytë dhe të nënshkruani fatin tuaj me dorën dhe verbërinë tuaj! – Shikoni pak kush i heq penjtë që të vallëzojnë kukullat pa shpirt, shikoni pak rreth e qark tyre: njerëz të hurit e të litarit, njerëz e shërbimesh e të nëntokës, njerëz, që vetëm njerëz nuk mund të quhen!..
Shikoni sot, se nesër, kur do përcillni, siç i përcillni sot fëmijët, mbesat e nipërit përtej detit, (s)keni të drejtë të derdhni lot!StrugaLajm

Lebit Murtishi/Strugalajm.comStrugaLajm


Loading...
loading...