Boksierët strugan me paraqitje dinjitoze!

Në Shtip u zhvillua xhiroja e pare e kampionatit ekipor ne boks, kurse pretenduesi për titull BK Struga-Çair ka realizuar endrren. Faton Salihu trajner dhe kryetar i këtij klubi u shpreh i kënaqur me suksesin e arritur në fillim të kampionatit. “Sukseset e klubit ton vazhdojnë. Në shtip u përfaqësam me 7 boksier por të gjithë nuk patën kundërshtar dhe ky fat e përcjelli kampionin e Maqedonisë Artan Aliu dhe Elmedin Istrefi që nuk u paraqiten fare në ring deklaroi Salihu, duke shtuar se i falënderon dy trajnerët e klubit, Enver Salihu nga Shkupi dhe Albion Nasufi nga Struga . Me kete te fundin klubi shkupjan ka bashkëpunim me klubin Strugan. Ndryshe, xhiroja e dytë e kampionatit do të zhvillohet në Çair më 30 shtator.
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...