Shtetasi i Maqedonisë shkakton panik në Mynih të Gjermanisë

Mobilizim i madh i forcave policore gjermane në Mynih gjatë pasdites të së premtes: Një valixhe e lënë anash ka shkaktuar alarm të madh në qendër të Mynihut në Gjermani. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje duke bllokuar një pjesë të madhe përreth.

Në ndërkohë, policia ka zhbllokuar vendin, duke komunikuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.
Sipas medieve gjermane të cilat i transmeton Shtegu, në afërsi të një muzeu në rrugën „Neuhauser Strasse“, rreth orës 14.00 të së premtes, është dhënë alarm pasi ishte gjetur një valixhe e dyshimtë në rrugë. Me këtë rast, policia gjermane i ka bllokuar disa pjesë të rrugës.StrugaLajm

Por, alarmi ka qenë i rremë, pasi në valixhe janë gjetur vetëm gjësende të përditshmërisë, në mesin e të cilave edhe rrobe. Për këtë arsye, policia ka zhbllokuar vendin.StrugaLajm

Edhe pronari i valixhes është gjetur dhe ka qenë pronë e një shtetasi të pastrehë 42-vjeçar maqedonas, i cili është gjetur në mesin e kurreshtarëve. Pas marrjes në pyetje në stacionin policor, ai sërish është lënë i lirë.

In : Aktuale

Loading...
loading...