Përkujtojmë Profesor Arif Vincën-poezi nga Zimrisha KUPA

Përkujtojmë Profesor Arif Vincën

 

Sot të mbledhur këtu
me dhimbje kujtojmë Profesor Arifin
për atë që nuk arritëm, tja themi dikur,
të japim fjalën dhe besën, se nuk do të harrojmë kurrë..

 

Ti ishe legjenda e arsimit e legjendë mbete
guximin trimëri e kishe si shqiponja për Shqipërinë dykrerëshe
arsimin kushtrim e pate, për ne për rininë
dhe u mundove për këtë që kemi ne..
diturinë, arsimin, pa prekur as racë as fè..

…..

për dashuri të kombit kurrë nuk u ligështove
as në tortura, as në burg, as në qeli
gjithëmonë për dijen ti luftove..

 

Po sot Profesor.. dhjet vite kaluan,
prandaj jemi mbledhur me dhimbje të kujtojmë..
krenaria jote si shqipetar na nderon
se fuqishëm luftove me mish e me thua
për më të mirën e vendit tonë pa borxh pa hua

 

Ti i dhe dashuri dijes, gjithëmonë për të kur qe nevoja..
sakrifikove vrullshëm për atdhenë
amanet ta pat lan dhe yt nanlokja..StrugaLajm

 

Në orët e bukura të gjuhës shqipe
zëri yt akoma po ligjëron
për atë profesorët, shpesh sot të kujtojnë..
ishe dhe mbetesh flamur krenarie ndër breza gjithëmonë..

 

 

Arsimimin shqip që kemi
nuk ra dhuratë nga qielli..
është dhunti shekullore
prandaj sot e kemi…

 StrugaLajm

Për arsimin shqip shumë prej jush u diferencuat..
ishit dhe mbetët legjendë e pa harruar
për arsim, dije dhe kulturë u munduat
se pa arsim nuk ka zhvillim kombi kurrë..

 

I nderuar Profesor, për vuajtjet e burgut që ke përjetuar
të falet rinia shqiptare sot..
ke qen bylbyl i gjuhës shqipe në ligjërim
me ëndje ke shpjeguar Nolin, Naimin e Fishtën,
Por edhe Skenderbenë që ishte e ngeli trim…

 

Andaj profesor ne si harrojmë përpjekjet dhe vuajtjet tuaja,
ndër gjenerata për gjerdan krenarie do ti kujtojmë..

 

Profesor Arif i paharruar do të mbetesh për gjithëmonë
prandaj Veleshta jote, të cilën aq shumë e deshte
sot me ty është krenare e me emrin tënd rrezaton ndër fusha dhe male..

 

Tash trupi ytë prehet qetë në paqe në Ilirid
në Strugën e bukur plot amshim
ku emri yt përjet ka frymim..

 

 

Zimrisha Kupa

Poezia e cila sot u recitua nga Zimrisha Kupa, tek varrezat ne prani te familjareve dhe miqve e kolegeve te Profesorit te ndjere

 


Loading...
loading...