Përse pro Turqisë ?

Adriana Istrefi (Political analyst WPM)

Duam apo nuk duam ne, gjithmonë do të jemi përballë një fakti që aq sa ka rëndësi është edhe objektiv përballë historisë dhe popujve. Shqipëria jonë e të gjitha llojeve dhe ndjesive qoftë atdhetare, shpirtërore e traditave e po ashtu Shqipëria ballkanike që siç thotë edhe populli ynë në frazeologjinë e tij “ si veshka mes dhjamit”gjendet po në atë udhëkryq, ku historia e shkruar dëshmon lidhjen e ngushtë me popullin turk dhe Turqinë. Ne jemi popull i ndjeshëm që vetë historia na identifikon si popull kurajozë po aq sa edhe bujarë teksa pohojmë dhe një ndjesi të veçantë për Turqinë dhe plot miliona shqiptarë që jetojnë atje.

Sigurisht që historia vazhdon dhe sot jemi përballë një fakti që për hir të historisë ne e duam Turqinë ashtu siç është e tëra poashtu si një partner strategjik i cili kurdoherë i është gjendur pranë Shqipërisë. Politika e Ballkanit shpesh është “sëmurë” nga dëshira e aleatëve që për ata që shohin tutje nga Perëndimi uzurpohen në hallkat europiane të një shoqërie kapitaliste, ku venat e tyre janë tërësisht ekonomike dhe pjesa lindore shihet si kolanë e përparimit të qëndërzuar nga lokalizma të ndryshme. Faik Konica ka thënë se “Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmes dhe thënia – unë isha gabim”.

Sigurisht që politika është e etur në shtratin diplomatik të bëj ujdi për të mirat e tij, por në rastin e marrëdhënies Turqi-Shqipëri është ndryshe. Nëse Europa apo Bashkimi Europian na sheh me një skepticizëm nga dëshira për të qënë pjesë e saj, marrëdhënia jonë me Turqinë fle në djepin e sigurtë të paqes dhe bashkëpunimit si bashkëpunëtorë. Përse pro Turqisë ? Kjo pyetje sigurisht që përmban nota që dëshmojnë mbështetjen e plotë të Turqisë në sektorë të ndryshëm duke e bërë kështu një nga partnerët kryesorë të investimeve ekonomike në vend.

Nëse Europa e sheh Turqinë në optikën e një shteti të fuqishëm në Ballkan dhe kjo përbën kërcënim për ta, kjo është një problem për ta e për politikën e tyre të margjinizuar e fragmentizuar në një spektakël politik, gjë e cila mbështjellë boleronë e një liberalizmi në terma etikë. Ekstradimi i disa pjesëtarëve të FETO-së, organizatës terroriste kundër Turqisë, në Kosovë krijoi disa vorbulla në Europë duke ngritur pretendimin se Turqia po vepron kundrejt konventës ndërkombëtare të të drejtave njerëzore e cila më së shumti i ngjau një propagandee politike europiane duke implikuar në Ballkan një siluetë të një politike që shfaq dhunë.StrugaLajm

Një shtet si Turqia që mbron identitetin, sovranin kundrejt frymave terroriste që përbëjnë kërcënim për Turqinë, për Europën shihet si diçka e shëmtuar, ndërkohë që Europa nëse do të kërcënohej nga një frymë anti-europiane që prek unionin ekomiko-politik do të hidhej në sulm. A mos vallë Europa ndjen një “frikë” dhe “kërcënim” nga një shpërbërje identitare? A mos kemi të bëjmë me një pasiguri në rendin dhe shfaqjen europiane? A shihet Europa si çadra e kombeve të vogla që duke pranuar disa kushte për të qenë anëtare të saj humbasin identitetin e tyre kombëtar dhe etnitetin?

Kjo më bën të mendohem se përse Europës, i bëjnë përshtypje sjellje të tilla, ndërkohë që Turqia zyrtare kryen detyrën e saj në mbrojtjen, rendin dhe sigurinë e miliona popullsi. Duhet të pranojmë se një organizatë terroriste siç është FETO, për Ballkanin është një kërcënim për kombet dhe stabilitetin e rajonit e sidomos për kombet e vogla, ku rreziku nga terrori është më i lartë.

Ndërkohë që Europa lobon për të drejtat njerëzore dhe stabilitet të vendeve anëtare të saj a do të pranonte në gjirin e saj organizata terroriste që do të përbënin kërcënim për të ? A do pranonte grushte shteti në vendet e saj? Ndërkohë e gjithë kjo farsë e cila është thjesht optika e politikbërjeve të cilat për interesin e tyre fajin ua hedhin vendeve jashtë “territorit” të saj duke implikuar një frymë liberaliste, ku njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe se kanë të drejtat e tyre, por që kjo vlen vetëm për qytetarët europianë. E gjitha kjo më duket një sulm politik imazhi, ku i pari i Turqisë, presidenti Erdoğan duhet të mbajë peshën e Europës për këtë dhe kjo mesa duket është ajo çfarë Europa na nënkupton.StrugaLajm

Sulmet terroriste të kryera në Europë u bënë tituj globalë duke dënuar rëndë terrorin, vrasjet dhe dhunën, po për Turqinë, organizata terroriste FETO që cënon sigurinë e vendit a nuk duhet dënuar? Ndërkohë që terroristët duhet të marrin dënimin e tyre, Europa dënon Turqinë për kapjen e terroristëve. E gjitha kjo është një filozofi e shëmtuar e një politike uzurpuese.

Loja politike e Bashkimit Europian i ngjan një loje symbyllurazi, ku faji i mbetet gjithmonë të huajit sepse dështimi nuk duhet pranuar kurrë edhe nëse dështim ka, ndaj faji mbetet në qiell të hapur për hir të strategjive socio-ekonomike.

Konrad Adenauer ka thënë se “Jetojmë të gjithë nën një qiell, por askush s’ka të njëjtin horizont!”, ndaj dhe politika është e ngjashme me këtë.

Marrëdhënia Turqi-Shqipëri do mbetet e tillë. Duan apo nuk duan të tjerët, ndihma e popullit turk dhe qeverisë turke ndaj nesh është përherë e gatshme për nevojat tona qoftë diplomatike, ekonomike,sociale sepse të mirat e Turqisë nuk mund të harrohen duke pëmendur planin famëkeq të Greqisë në vitin 1996-1997,duke përmendur angazhimin e Turqisë për intervenimin e NATO-s dhe ndihma ndaj popullit shqiptarë në vitin 1998-1999 e deri më sot në investimet miliona dollarëshe në ngritjen e nivelit ekonomik në Shqipëri.

Kjo situatë politike për aq kohë sa të ekzistojnë strategjitë dhe interesi politik do të vazhdojë sepse politika të servir një lloj lufte të moderuar, ku shija e hidhur serviret në pjatë të ftohtë, ku armiku i armikut është mik i shpallur sipas ligjshmërisë së funksionalitetit politik, por ajo çfarë bindja më thotë është se Turqia dhe Shqipëria do të jenë përherë në ujrat e paqes.


Loading...
loading...