Pipero jep alarmin: Nëse nuk respektohen masat rrezikohet mbi 60% e popullsisë

Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero tha sot në emisionin Opinion se përqindja e popullsisë së Shqipërisë që pritet të jetë në kontakt me koronavirusin varet nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria. Ai tha se nëse qytetarët do të respektojnë masat, rasti më i keq parashikon se 30-40% e qytetarëve do të jenë në kontakt me virusin. Por nëse masat nuk respektohen ai tha se skenari më i keq parashikon se mbi 60% e popullsisë do të ketë kontakt me virusin.

“Ajo që mendoj unë se sa përqind e popullsisë do të bien në kontakt me virusin, jo do të infektohen, varet shumë nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria. Nëse këto masa do të respektoheshin mirë atëherë unë do të thoja që në rastin më të keq do të kishim një ekspozim të 30-40% të popullsisë. Në rast se masat nuk do të zbatohen ekspozimi do të ishte mbi 60% e popullsisë. Në Kinë rastet e para u deklaruan në 21 shkurt dhe në datë 23 Wuhani u bllokua. Nga studimet e fundit tregohet se nëse Ëuhani do ishte mbyllur një ditë më parë, 40% e popullsisë më pak do të ishin infektuar”, tha Pipero.

Mjeku u shpreh se koronavirusi nuk përjashton asnjë moshë dhe të gjithë janë të rrezikuar. Pas vdekjes së dy personave të fundit në Shqipëri, Pipero u shpreh se ata mund të kishin diabet të fshehur, çka u dha komplikacionet e rënda.StrugaLajm

Mjeku theksoi se moshat më të rrezikuara janë të moshuarit dhe ata që kanë probleme kronike, megjithatë edhe të rinjtë nuk duhet ta konsiderojnë veten të paprekshëm nga COVID-19.StrugaLajm

“Thënë ndryshe është ajo që kam përmendur, nga ky virus askush nuk përjashtohet. Definitivisht asnjë nuk është i përjashtuar, komplikacionet mund të ndodhin edhe në moshat e reja. Të përpiqemi maksimalisht duke u mbrojtur duke mos u ekspozuar. Kolegët në Itali kanë konstatuar se moshat e reja ndoshta janë më të ekspozuara dhe ndoshta marrin një njësi të madhe virusesh në njësinë e kohës”, tha Pipero.

In : Aktuale

Loading...
loading...