PRESION I PAPAR MBI SHQIPTARET-Xhevdet Nasufi

Prof.Dr. Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com

Miq te dashur,,eshte e papare dhe e padrejte shqiptareve të përvojtur dhe të paprovuar mjaftueshëm me vlerat e demokracisë së mirëfillt tu bëhet kaq presion parazgjedhor. Ky presion po vjen edhe nga Kosova, nga Shqipëria,por së fundit po kulmon (nuk e elbarojm në këtë hapsirë këtë presion joparimor) nga ai institucional. Kjo pamëshirësi.kur e kemi në konsiderate se pikërisht vota e këtyre shqiptarëve që sot po ndrydhet,po denigrohet dhe dhunohet jashte mase (fizikisht, psiqikisht, finansiarisht, kombëtarisht,intelektualisht ,por jo vetëm), në zgjedhjet e fundit parlamentare tejkaloi vetvehten dhe barikaden etnike në akord me komunitetin ndëkombëtar dhe forcat progresiste(ignoroi politikat partiake vëndore) dhe të gjithve na la me gisht në gojë. Kuptohet, këtu kishte edhe një sinjal dhe porosi tjetër imanente, Maqedonija duhet të rrugëtoi kah një shoqëri dinjitoze dhe barazi mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo duhej të jet ajo shoqëri ku segmentarizimi etnik dhe fetar nuk është praktikë,ku përkatsiia etnike nuk është përparësi.
Dje,kjo votë shqiptare rodhi rrjedhshëm,pa presion në kutin e maqedonasve(!?). Sot nuk është ashtu. Votën sot e ka kontaminuar presioni. Vall,lidershipi dhe politikbërja shqiptare nuk rezonon se politika nuk është vetëm votim, nuk është vetëm karier dhe politikë, por edhe demokraci,mirëqenie , zhvillim socio-ekonomikë, kulturo- arsimor? Vall, a nuk është turp dhe anakrone sikur në fillet e demokracisës, shushuritin aeroplanët,autobusët dhe mjetet tjera për të sjellë gurbetqarët(kujt nuk I kan dhën gurbetqarët lekë, votën mundin e tyre e çka jo tjetër) e përvojtur në votim sikur edhe para një çerekshekulli? Jam I vetëdijshëm, mërgimtarët nuk po munden ta tejkalojne “ vetvehten”, sepse politikbërja nuk e lejon këtë. Andaj është imediate reformimi I jonë. Kjo edhe për ate, se ambienti demokratik sot në vend ka ndryshuar (fal të ashtuqujturave “ bomba”, guximit dhe entuziazmit të Zaevit që të shpëtoi vëndin),nuk është më në tryezën e konkurencës politiko-etnike Gruevski( ai bile I homogjenizonte shqiptarët) që garën politike e shnderonte në antishqiptari.
Miq të dashur, është legjitime dhe legale që garat partiake zgjedhore të përcillen dhe të udhëhiqen nga interesi,lufta për pushtet. Nga ky këndvështrim lidershipi dhe partite politike janë të kuptueshme.Por jo edhe nga mjetet dhe mënyrat e praktikimit të të garës politike. Praktika e këtille e shnderron garen politike në legjitime,por jo edhe legale. StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...