Ramiz Merko e ”preu” :Kandidojë për Strugën, nëse e kërkon BDI dhe Ali Ahmeti

Edhe pse tashmë në opinion kanë filluar të përfliten kandidatët e mundshëm  të BDI-së, për  kreun e Komunës së Strugës , struktura e këtij subjekti para disa muajve zhvilloi procesin e brendshëm të nominimeve i cili edhe u prezantua në media .Atëherë ,  nga Këshillat Vendor të BDI-së,  nominim morën Ramiz Merko, Faton Pollozhani, Armend Shaqiri,  Azdren Memeti ,Ylber Sela.Ramiz Merko, i cili në atë proces të brendshëm partiak,  mori më shumë nominime për të qënë kandidatë i BDI-së,  në garën për Strugën  i pyetur nga Strugalajm.com se a do të kandidojë për kreun e Komunës së Strugës,  potencoi se nëse BDI, dhe lideri Ali Ahmeti , i kërkojnë të marr atë përgjegjësi ai do të bëhet pjesë e garës dhe do ta marr në konsiderat kandidimin.Ndërkohë, i pyetur për emrat e ndryshëm që qarkullojnë në opinion si kandidatë të mundshëm të BDI-së, në Strugë, Merko thekson se media është në të drejtën e sajë të  prezantojë kandidatë të mundshëm, por është partia dhe strukturat e saja vendimarrëse që do të përcaktojnë këtë proces.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...