Rashidi: Po rrezikohet ekzistenca e prodhuesve të duhanit

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një konferencë për media, deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi foli për të dhënat shqetësuese nga sfera e prodhimit të duhanit, ku tha se po rrezikohet ekzistenca e prodhuesve të duhanit duke apeluar tek qeveria për zgjidhje të problemit.

“Informacionet që vijnë nga fshatrat e komunës së Dollnenit dhe Krushevës janë shqetësuese.
Rreth 1500 ton duhan ka mbetur pa u shitur edhe pse prodhuesit e tij kanë kontrata për shitje.

Prodhimi i duhanit është veprimtaria kryesore e banorëve kryesisht shqiptarë të këtyre fshatrave.

Të mos ua blesh duhanin, do të thotë t’ua marrësh perspektivën dhe t’ua rrezikosh ekzistencën e për pasojë të stimulosh shpërnguljen e tyre.StrugaLajm

Si rezultat i liberalizimit të tregut, blerësit e duhanit prodhuesve kategorinë e parë ua marrin si kategori e tretë.

Apelojmë te Qeveria që urgjentisht ta zgjidh këtë problem dhe banorëve të këtyre fshatrave t’ua blejnë duhanin sipas kontratës dhe cilësisë” tha deputeti Syrija Rashidi.StrugaLajm

Mes tjerash ai u përgjigj edhe në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe ligjin për lojërat e fatit.

“Qëndrimi jonë për Kodin Zgjedhor është i qartë dhe kërkesa jonë ka qenë që të arrihet balancimi i njësive zgjedhore konform ligjit. Atë që e dimë si informacion është paralajmëruar që nesër të thirret seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës shqyrtimi i kodit zgjedhor. Dhe qëndrimi jonë në seancë do të jetë që të kemi një balancim konform Kodit Zgjedhor.

Sa i përket ligjit për lojërat e fatit, unë jam edhe propozues i atij ligjit. Dhe ky është qëndrimi paraprak i Aleancës për Shqiptarët, që çështja e lojërave të fatit të zgjidhet në atë mënyrë që ata të dislokohen 3km larg vendbanimeve. Ky ligj pikërisht atë kërkon dhe këtu jam për të apeluar te të gjithë deputetët që ta mbështesin përfundimisht këtë ligj.”

In : Aktuale

Loading...
loading...