Ne dhe çmenduria jonë-Rea Shundi

 

Njeriu, barbari i cmendur si elementi i peste universal 

 

Ekstrovertë apo introvertë, mbetemi të cmendur, shfrytëzues, gënjeshtarë që ndërrojmë formë e kërkojmë si ndëshkim “brejtje ndërgjegjeje”.

 

 

Nga:Rea Shundi

 StrugaLajm

Katalizatori i vërtetë i gjithçkaje është mungesa e durimit. Por nga frika se më vonë nuk do guxoj më t’i jap rëndësi, po e them: “Bota është normale, njerëzit janë të çmendur”. Bota ka një funksion të qëndrueshëm. Tek “bota” kam ndërmend gjithçka, përveç nesh. Kafshë, insekte, zvarranikë, pemë, bari, çdo bimë, nuk janë si ne, kryesisht sepse janë sëbashku në atë që quajta “botë”. Ne si qëllim më parësor kemi që në gjenezë, shfrytëzimin. “Frytet” janë të gjitha të tjerat, përfshirë edhe njerëzit e tjerë. Sepse ne mund të marrim çfarëdolloj forme: jemi një far “elementi universal” ose “element i pestë”.

Një tjetër arsye pse ne jemi të çmendur është se jemi të gjithë të ndryshëm, ndërkohë që luftojmë për të kundërtën. Po të mos provojmë të jemi njëlloj, të flasim e vishemi njëlloj, do të qe shumë e lehtë të binim pre e barbarisë; barbarë në natyrë siç jemi. Por a u ndryshkuaka dot natyra e njeriut? Faktet dhe shembujt dhe tregimet tregojnë se jo. Përse nuk ndodh? Pikërisht sepse jemi të çmendur. Por jemi edhe të nënvetëdijshëm. Po pse, mund të pyesë dikush tjetër, na bënka të çmendur ndryshueshmëria jonë? Të çmendur na bën, më saktë, nënvetëdija. Në botë operojmë në unitet me nënvetëdije të pjesshme, kurse në vetjakësi ose solemnitet me vetëdije të plotë.

Ne jemi të çmendur për një arsye tjetër (ose do të vazhdojmë të jemi) që është se ajo që kemi nevojë më shumë është ajo që ende nuk ekziston. Ne jemi krijues, sjellës në jetë, sepse ne kemi ide. Por të kërkosh atë që nuk ekziston… gjë që nuk ndjehet e afërt aspak duke gjykuar mbi mënyrën e mjetet për ta arritur. Idetë marrin jetë brenda nesh, dhe sa më shumë të tilla të ketë një njeri brenda një kohe të shkurtër, aq më i çmendur është. Por ai është i çmendur gjithsesi, edhe pa to. Çmenduria është në potencialin njerëzor. Idetë vetëm sa e provojnë dhe e shpërfaqin atë. Por meqë njerëzit nuk janë njëlloj është e vështirë të shkruash kaq shumë për në përgjithësi.StrugaLajm

Megjithëatë, pranohet se kemi dy lloje njerëzish: të shoqërueshëm – ekstrovertë dhe jo të shoqërueshëm – introvertë. Por në parim, ata që kanë nevojë më shumë për shoqërinë dinë më pak si ti trajtonë drejt; dhe e anasjellta për introvertët, që për shkak të këndvështrimit të tyre mbi vlerën e madhe dhe mbi aftësine e potencialin human, i trajtonë më drejt, por nuk kanë nevojë për shoqërinë e tyre gjatë.

Arsyeja tjetër se pse përfundimisht jemi të çmendur është sepse jemi gënjeshtarë. Dhe jemi gënjeshtarë sepse jemi të ndryshueshëm. Dhe jemi të ndryshueshëm sepse duam të shfrytëzojmë çdo objekt, njeri apo mundësi me sa më shumë efektivitet. Sigurisht që duam të bëjmë edhe mirë, por kjo nuk na bën më pak të çmendur, apo ngahera të jemi po edhe të këqinj.

Ndjenjat tona janë në kontradiktë me veprimet dhe fjalët. Gjithashtu ndryshueshmëria jonë është nevojë për tu përshtatur, për të mbijetuar e për të vazhduar jetën. Ne gënjejmë për më të vegjëlit, gënjejmë edhe për budallenjtë. Por të tjerët veç këtyre nuk kanë justifikim për tu gënjyer; ajo më pas për inertësi vazhdon të ndodhë.

Jemi njerëz të ndryshëm ose më shumë të ngjashëm, sepse kemi jetuar, vimë nga dhe ose jetojmë në vende thellësisht të ndryshme. Kombet me njëri-tjetrin; vajzat me djemtë; vera me dimrin apo pranvera që nuk vjen; dhe sepse veprimet tona më së shumti i japin frytet shumë më vonë, por ne jemi bërë më të aftë për të harruar. E quajmë harresën një të mirë të madhe, dhe e kërkojmë atë, sikur të kishte shkuar në mërgim. Por mund të kuptohet, sepse veprimet dhe gabimet që bëjmë shpeshherë na sjellin rrugë te reja, të cilat duken më të mira se ato të shkuarat. Dhe kush mund ta thotë me siguri, përveç atyre që do të vinë.

Por ne mbetemi sërisht të çmendur. Një rast që mund të përmend si shembull është sërisht në lidhje me ndërgjegjen e njeriut, dhe me mënyrën se si gënjejmë. Dikujt i urohet “brejtje ndërgjegjeje” si ndëshkim; dikush “zotin i ka lënë”. A ka zot apo nuk ka? Dhe kush është ai njeri me ndërgjegjen më të fortë sa vetë forca e zotit? Pra, po kalojmë tek klasifikimi tjetër mjaft themelor i njerëzimit: në “njerëzit që mund të besojnë në zot”, dhe në “njerëzit që nuk munden të besojnë më”. Nuk janë kurrë zgjedhjet ato që e bëjnë njeriun – njeri, pasi më shumë kuptim ka e kundërta. Por përfundimisht, ne do të ndryshojmë duke mbetur të njëjtë, por me më shumë njohuri e eksperiencë, e me më shumë mundësi për të qënë haptazi, paqësisht, tërësisht të çmendur.

Dhe jemi të çmendur përfundimisht sepse shkojmë ende në shkollë për të mësuar, pa e kuptuar pse apo çfarë, gjëra që në fakt s’janë veçse normat e shoqërisë përkatëse. Unë nuk dua të shkruaj kundër kësaj shoqërie, por jam duke e bërë vetëm sepse po e përmend këtu.

 

Por në të gjithë këtë botë, anembanë globit, më të çmendurit nga të gjithë, jemi vetëm Shqiptarë.


Loading...
loading...