Regjistrimi prove i popullates do zhvillohet në Strugë!

Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) sot do të fillojë me aktivitetet  në terren për regjistrimin provë të popullatës, shtëpive dhe banesave. Regjistrimi provë do të zbatohet  në 32 qarqe të regjistrimit,  në territorin e 13 komunave në shtet,  dhe atë në Gostivar, Kisella Vodë, Zelenikovë, Shtip, Radovish, Kumanovë, Shën Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë, informon gazeta KOHA.

Siç kumtoi ESHS, qëllimi bazë i regjistrimit  provë është testimi i përgatitjeve metodologjike, organizuese dhe IT zgjidhjet  për zbatimin e qasjes së kombinuar metodologjike në Regjistrimin e popullatës, shtëpive dhe banesave në vitin 2020.StrugaLajm

Regjistrimi provë zbatohet jashtëzakonisht për nevoja statistikore dhe nga ai  nuk do të dalin të dhëna, por vetëm informata për gatishmërinë  operative-teknike të të gjitha instrumenteve për zbatim të suksesshëm  të këtij operacioni  më të madh statistikor në vitin 2020, thonë nga ESHS. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...