Lojtarët dhe stafi i klubit futbollistik Shkëndija, në mesditë janë nisur nga aeroporti i Shkupit drejtë Milanos, klubi tetovar të enjten në mbrëmje ballafaqohet me Milanin në kuadër të Europa League. Lojtarët nga aeroporti i Shkupit janë përcjellë nga vet pronari i klubit Lazim Destani. Ai paraprakisht përmes një porosie në FB kishte falënderuar lojtarët për suksesin ndaj Vardarit ndeshjet në ligën evropiane dhe ndërsa ka inkurajuar ata për sfidën ndaj Milanit.