Reklamo këtu!



Spitali i Ohrit bastiset nga PSP-ja

Marrëveshje, anekse, urdhërpagesa, raporte, dokumente financiare, ofertat e ofertuesve, planin për prokurime publike si dhe dokumente tjera janë dërguar në Prokurorinë Speciale për tenderin për sigurimin e spitalit të Ohrit që në vitin 2013 i është ndarë Agjencisë së sigurimit SGS. Ndryshe, SGS në opinion lidhet me ish shefin e Drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov për të cilën u dëgjua edhe nga bombat e publikuara nga LSDM-ja.

Ne vepruam në bazë të procedurave dhe dispozitave ligjore. E kërkuan dokumentacionin e plotë për tenderin për prokurime publike për sigurim teknik dhe patrullim. Në vitin 2013 u realizua nga ana e SGS. Mendoj marrëveshja në nivel vjetor ishte diku rreth 300 mijë denarë – tha Sllavica Maleska, drejtoreshë e spitalit të Ohrit.

Materialet e shumta të tenderit me postë janë dërguar në Prokurorinë Speciale, ndërsa spitali ka pasur afat prej 5 ditëve ta bëjë këtë.

Në periudhën e kaluar është bërë tender tjetër. Unë kam trashëguar një tjetër kompani e jo SGS-në. Gjithçka që është e ligjshme për një tender, gjegjësisht është dërguar i gjithë dokumentacioni. Për momentin nuk kemi paralajmërime tjera, por gjithsesi se do të veprojmë në bazë të procedurave ligjore – deklaroi Sllavica Maleska, drejtoreshë e spitalit të Ohrit.

Në atë kohë drejtor i spitalit në Ohër ishte deputeti Luben Arnaudov. Një tjetër padi penale është ngritur ditë më parë nga SPB Ohër kundër Arnaudovit për keqpërdorim të detyrës zyrtare derisa ka qenë drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Ohër, ku thuhet se ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin zyrtar duke bërë furnizim të pajisjes mjekësore për nevojat e spitalit, pa pasur nevojë dhe pa qenë pajisje adekuate. Arnaudov nga Prokuroria për Krim të Organizuar akuzohet për kërcënim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Ai këtë javë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për tre muaj u lëshua në arrest shtëpiak.