Sportistja strugane, Fatjona Aliu profesionalizohet!

            Kur dëshirat bëhen realitet

        Struga edhe me një profesor të edukatës fizike

 StrugaLajm

Dje në hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës, dega – Fakulteti i Kulturës Fizike, mbrojti temën e diplomës studentja nga Struga Fatjona Aliu para komisionit: mentor rektor dr.Vullnet Ahmeti, dekan dr. pr. Ajri Ziba dhe doc.dr Kastriot Shaqiri.

Tema e punës diplomike ishte ,,Kampionati botëror i karatesë për senior Linc 2016” .StrugaLajm

Vlerësimi i komisionit ishte me notë maksimale 10 por më të vlefshëm ishin fjalët e zgjedhura nga ana e të tre anëtarëve të komisionit për studenten e cila tre vite me rradhë zgjidhet studentja më e mirë e degës me notë mesatare mbi 9.7.  Në kohë rekord ajo i jep të gjitha provimet dhe nga viti i parë e deri më sot është e kyqur në çdo aktivitet sportiv apo mësimor të organizuar nga ana e fakultetit.

Përveç kësaj ajo që nga mosha 6 vjeçare mirret me sportin e karatesë, është anëtare e KFM dhe dëshira e saj që nga fëmijëria ka qënë që një ditë të bëhet profesoreshë e edukatës fizike. Ajo këtë e realizoj dhe deklaron se studimet postdiplomike do ti vazhdojë me sukseset e njejta.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...