Në Strugë mungojnë kamarierët,vijnë nga Shqipëria

Një pjesë e biznesit të hotelerisë në Strugë, mungesën e gadishmërisë së të rinjve strugan për të punuar në sektorin e hotelerisë gradualishtë po e zëvendësojnë me të rinj nga zonat e afërta matan kufirit.Tashmë në një pjesë të lokaleve të Strugës ata që shërbejnë janë të rinj nga Shqipëria sidomos nga zonat e  afërta kufitare ,një pjesë e tyre  studentë në Strugë që bëjnë kamarierin në baret dhe restorantet e Strugës.Ndërkohë,në disa raste nga biznesi i hotelerisë është ngritur shqetësimi se mungon gadishmëria e të rinjve vendas që të punojnë në sektorin e hotelerisë .Gjetja e një vendi të sigurtë pune është një sfidë që e kalon cdo individ në shoqëri pa marr parsysh pregaditjen profesionale apo kualifikimin arsimor.Në Strugë prej kohësh nën zë nga pundhënësit  pranohet dhe diskutohet fakti që  të rinjtë shqiptar  shumë vështirë pranojnë të punësohen në kompanitë e këtushme sidomos në sektorin e prodhimtarisë,ndërtimit apo edhe hotelerisë duke zgjidhur më mirë të rrinë të papunë dhe të presin momentin kur do tu ndricoj fati për një mundësi të ‘’artë’’ drejtë perëndimit. Nën zë disa  biznese të kontaktuar nga ‘’Strugalajm.com’’ pa dashur të identifikohen konfirmojnë se hasin në vështirësi në gjetjen e krahut të punës për disa kategori   të cilin janë detyruar të kërkojnë atje ku u ofrohet.(Strugalajm.com)
StrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...