Strugani sulmon gruan dhe djalin ndalohet nga policia!

Për shkak të  dyshimit të arsyeshëm për  kryerjen  veprës penale “rrezikimi i sigurisë”, Stacioni policor në Struga ka paraqitur padi penale ndaj një qytetari të Strugës njofton  Stefan Dimoski zëdhënës I SPB-së .’’Më datë 18 të muajit të kaluar, në ora 11:30 orë, i dyshuari  dukshëm i alkoolizuar fizikisht  ka sulmuar gruan dhe djalin e tij në shtëpinë familjare në qytetin e Strugës, duke i goditur me grushta në të gjithë trupin . Më vonë me lopatën që mori nga oborri, u përpoq të sulmonte përsëri fizikisht djalin. Meqë ai dështoi në qëllimin e tij, shkatërroi një pjesë të orendive shtëpiake’’informon ai.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...