Autostrada që lidh Strugën dhe Ohrin me Shkupin nuk bëhet gati as më 2018!

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski  në një dalje para gazetarëve ka thën se pas zgjedhjeve lokale në vend do të duhet të nënshkruhet një aneks marrëveshje të re për vazhdimin punëve në autostradën Ohër-Kërçovë sepse e njëjta nuk do të përfundojë deri më janar të vitit 2018 ashtu siç ishte premtuar.

“Deri më tani janë kryer 48% të punëve dhe menjëherë pas zgjedhjeve duhet të vazhdohet marrëveshja me një ankes të ri” tha ministri.StrugaLajm

Ai tha se prioritet i qeverisë do të mbetet edhe autostrada Shkup – Bllacë, por në fillim do të duhet të bëhet riprojektim në disa pjesë të kësaj autostrade.StrugaLajm

  • Në 100 ditën e punës së re të qeverisë Sugarski tha se ministria e transportit ka arritur të thithë 188 milion euro mjete të pakthyeshme nga bashkimi evropian me qëllim për ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve të reja.
In : Aktuale

Loading...
loading...