WiFi falas për të gjithë në vendet publike në BE

Më në fund po vihet në jetë projekti 120 milionë euro, për të pasur akses falas në internet, në të gjithë vendet publike të Bashkimit Europian.

Me logimin WiFi4EU Komisioni Europian dëshiron të ofrojë akses falas të internetit për qytetarët (Wi-Fi) dhe vizitorët në vende publike të tilla si parqe, sheshe, ndërtesa publike, biblioteka, qendra shëndetësore dhe muzeume në të gjithë Evropën.StrugaLajm

Buxheti i programit WiFi4EU arrin në 120 mil Euro për periudhën 2017-2019 dhe do të mbështesë instalimin e pajisjeve moderne Wi-Fi në ambientet publike. Financimi i programit ËiFi4EU do të ndahet në mënyrë të barabartë mes shteteve anëtare, në mënyrë që të mund të përfitojnë komunitete lokale deri në vitin 2020.StrugaLajm

Përmes përdorimit të këtij aksesi autoritetet lokale janë në gjendje të zhvillojnë dhe promovojnë shërbimet e tyre digjitale në fusha të till, a si e-government, shëndetësi dhe turizëm.


Loading...
loading...