Xhevat Limanit, artistit të njohur nga Struga i jepet” Titull Nderi Artistik” (FOTO)

Në lidhje me këtë Titull Nderi Artistik, në rrjetin social Facebook, ka shkruar edhe vetë aktori Xhevat Limani, i cili ka falënderuar këtë shoqatë për vlerësimin e dhënë, shkruan KultPlus.

Shoqata Kulturore e Artistike ‘Jehona Shqiptare’ në Tiranë, ka nderuar me titullin ‘Ikonë e Aktrimit Shqiptar’, aktorin Xhevat Limani, shkruan KultPlus. Ky titull erdhi me motivacionin për kontributin e dhënë si bashkë realizues i festivalit të III-të ‘Nacianal Shqiptar’ të fëmijëve dhe dhjetë vjetorit të themelimit të shoqatës ‘Jehona Shqiptare’. Në lidhje me këtë Titull Nderi Artistik, në rrjetin social Facebook, ka shkruar edhe vetë aktori Xhevat Limani, i cili ka falënderuar këtë shoqatë për vlerësimin.

Ju sjellim shkrimin e plotë të aktorit Limani:

“Shqipërisht
Faleminderit SHKA”Jehona Shqiptare” me presidente znj. Zamira Korançe dhe kryetaren e vlerësimeve artistike Artisten e popullit Margarita Xhepa që më nderuan me titullin “Ikonë e Aktrimit shqiptar”.
Pranova këtë vlerësim artistik me bindje.
Me këtë rast shpreh protestën time të Artistit pa Atdhe, ndaj Institucionit të Presidentit që ka ulur nivelin dhe kriteret vlerësues artistik e kombëtar me ç’rast ka ndarë aq shumë dekorata për numërorë dhe emra të përgjithshëm sa ka ç’nderuar turpërisht vlerat kombëtare.
p.s.
U kërkoj falje asaj pakice që i kanë përzier dhe devalvuar në kazanin e mbeturinave.
Shqipërisht
Xhevat Limani”, ka shkruar aktorit./ KultPlus.com

Loading...
loading...











Loading…


loading…