Dje dhe sot – këtu rreth nesh-Tahir Hoda

Tahir Hoda-Strugalajm.com

(Dialog me vetveten)

    Nuk do te flas për veprat e lexuara, por Ty lexues i nderuar të sugjeroj të lexosh atë të Petro Markos “Dialog me vetveten” të paktën për hatrin tim.

    Në më dëgjon, të siguroj se nuk do të zhgënjehesh dhe mbase edhe mund të fillosh të bëhesh edhe shkrues për shtatë palë qefe, madje të bësh edhe punën e gazetarit.

    Duke medituar për të djeshmen që s’vjen më qoftë me të mirat apo me mynxyrat e saj, kujtoj të sotmen që më brengos për të nesërmen që s’e imagjinoj se si do të jetë.StrugaLajm

    Improvizova disa të intervistuar në dy kohë, ku natyrisht bëj pjesë edhe unë, një nga protagonistët, pa varësisht dëshirës dhe moshës, ndaj mora këto përgjigje:

  • Cila është dita më e lumtur për ty?
  1. I moshuari: kur nuk më kanë folur fjalë të rënda asnjë anëtar i familjes, pasardhësist e mi, ata që u kam bërë mirë në jetë,etj…
  2. Nëpunësi: kur kam marrë ryshfet, kur më është përkulur edukatori im i dikurshëm për ndonjë shërbim administrativ,…
  3. Kolegu i punës: ditën kur u pensionove ti që të mundem unë të të zëvendësoj dhe të tregohem se jam më i dituri i muhallës,…
  4. Doganieri: kur kam qenë në punë në turnin e tretë në kufi,…
  5. Mjeku (i korruptuar) : kur në korridor më kanë pritur të afërmit e një të sëmuri, të cilët punojnë jasht shtetit ( ndjesë për të ndershmit),…
  6. Studenti: kur mora diplomën që s’më lodhi fare e s’më kushtoi kushedi sa se s’ishin paratë e mia po të babait,…
  7. Lideri i (sulltan) partisë: ditën e pazarit kur e gjithë turma më rrethojnë e krekosen me mua,- duke parakaluar pranë lypsave dhe të ndershmëve që s’i qas dot, se s’del gjë prej tyre,…
  8. Krijuesi: kur shkruaj diçka të bukur për lexuesin,…
  9. Pensionisti: kur s’ka repriza lajmesh ne TV dhe kur s’jam i detyruar të blej cigare për antarët e familjes – gruas, djalit, nuses së tij,… nga të ardhurat e mia modeste që s’mjaftojnë as për barërat e mia personale dhe të plakës sime,…
  10. Prindi: (përjashtohet nga intervista). Mos pyet për ditë të lumtura se do të marësh përgjigjen e ditëve të vështira, kur sheh fëmijën e tij të burrëruar që s’punon asgjë, me plot para nëpër duar,…

    I shkreti prind, brengoset e frikohet – nga i ka marrë e me ç’punë merret. Gjithmonë i vete mendja te e keqja por e mba shpresa se ndoshta ëndrra e keqe i del për të mirë, – thonë plakat.StrugaLajm

***

    Dhe simfonia vazhdon.

    Kaq kisha sa për fillim o krijuesi i ardhshëm: fare thjesht dhe e lehtë – mjafton të provosh e t’ia fillosh. Tani principi është i njejtë me persona të tjerë, ndryshojnë vetëm nuancat, si puna e gjelit që pas pulës e filloi edhe me patat dhe guskat. Ndrysho vetëm pyetjet dhe kronologjinë, siç bëjnë shumë “krijues” – ca këndej e ca andej, ca prej vie e ca prej dhie dhe hopa del vepra dhe “bëhesh krijues me nam”.

    Në më dëgjon, të falënderoj, në të kundërtën paç veten në qafë se unë të dola borxhit. Kaq!!!

Tahir Hoda

Janar 2019


Loading...
loading...