Muki atakon BDI-në për kandidatët për President

Emrat për president të Maqedonisë Veriore vetëm sa kanë nisur të qarkullojnë në opinion dhe në selitë e partive politike. BDI sonte bëri të ditur se i përkrah katër kandidat si të mundshëm për president të të gjithëve Si Denko Malevski, Llazar Elnovski, Vllado Popovski dhe Luan Starova.

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri pas publikimit të emrave ka  kritikuar BDI-në duke thënë se BDI është dashur edhe Vllatko Gjorçein ta fus si kandidat konsesual për president, përcjell TS.StrugaLajm

“Kandidat konsensual per BDI-ne na qenkan Denko Malevski, Llaze Elenovski e madje Vllado Popovski athua pse nuk e fusin ne kete list edhe Vllatko Gjorcevin ?!!..” ka shkruar deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri.StrugaLajm

Ndryshe zgjedhjet presdenicale mund të mbahen më 21 prill ndërsa raundi i dytë më 5 maj. Paraprakisht marrëveshja ishte që presidencialet të mbahen më 14 prill, ndërsa raundi i dytë më 28-in e muajit të njëjtë. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sqaroi se opsioni i dytë bie për shkak se në datën e njëjtë me raundin e dytë të presidenciale është Festa e Pashkëve. Shpalljen e zgjedhjeve presidenciale Xhaferi e paralajmëron në javën e dytë të muajit shkurt./TS/

In : Aktuale

Loading...
loading...