20.687 raste aktive me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut deri dje janë regjistruar 20 687 raste të infektuara me Kovid-19 .

Thuajse gjysma e rasteve apo 9.837 janë regjistruar në Shkup, më pas vijon Tetova me 989 raste, Prilepi me 965, Kumanova me 940, si dhe komunat e tjera, përcjell INA.

Në Shkup komunat në të cilat ka nga 1 mijë e më shumë raste janë: Aerodromi, Karposhi, Qendra, Kisela Voda dhe Gazi Baba.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së shëndetësisë, numri total i të prekurve nga koronavirusi nga fillimi i pandemisë është 55127, prej të cilëve 32.894 janë shëruar, 1546 kanë ndërruar jetë. Deri tani janë realizuar 313.519 testimeStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...