30 vjet pa veprimtarin, atdhetarin dhe të burgosurin politik Gëzim Kaleci

Izmit Nura

30 vjet pa veprimtarin, atdhetarin dhe të burgosurin politik Gëzim Kaleci ( 28 janar 1962 – 13 tetor 1994).
Me keqardhje për realitetin ku jemi katandisur si shoqëri dhe si komb, se njé popull që harron të kaluarën, nuk është në rrugën e duhur për të ardhmen e tij dhe mu për këtë arsye un zgjodha të kujtoj me poezin që ta ka kushtuar profesor Rahmi Tuda.

Po të ishe gjallë, i miri im.

Shumë gjëra ndryshe do ti shikoje dhe do të kuptoje,
sa shokë të kanë mbetur, sa miq,
sa u asimiliuan,u metamofrizuan,
sa jetojnë për IDEALIN , sa PËR SY E FAQE

Do të bindeshe, sa matrapaz ka Atdheu,sa demon,
e ti flijime bëje për hiqët, për kukuvriqët.

Po tani më je kalbur, syri s’të sheh, mendja s’të ndrit.

Më mirë që se di, se çka bëjnë të paudhët,
se çka bëjnë të hurit e të litarit, të përdalët.StrugaLajm

Po ta dije, eshtrat do të shëndrroheshin në shigjeta,
dhe më mirë që se di.

Ndaj flej qetë në tokën Amë, që rënkon për burra,
flej qetë i miri im, në truallin e trazuar.

Lavdi jetës dhe veprës së Gëzim Kalecit.🇦🇱

In : Aktuale

Loading...
loading...