35 të prekur nga virusi korona, 12 nga Shkupi

Numri i të prekurve në vendin tonë me ka arritur në 35 apo me 4 raste të reja. Nga të infektuarit 23 raste janë regjistruar në Dibër dhe 12 në Shkup, ndërsa nuk ka asnjë rast të regjistruar në qytetet tjera. Ministri i Shëndetësisë Venko  Filipçe tha se të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe pacient që ndodhet në aparat për frymëmarrje artificiale. Filipçe informoi se momentalisht po testohen edhe 30 persona të tjerë. Rreth 2 mijë mijë persona janë në vetizolim. Ai informoi  edhe rreth asaj nëse do të dërgohen në Dibër aparate të tjera për frymëmarrje.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve një link ( https://gdi-sk.maps.arcgis.com/ ) ku pasqyrohen të gjitha të dhënat e nevojshme për situatën aktuale me virusin korona në vendin tonë.

Mosha e të prekurve nga COVID-19
0 – 15 vjeç –   3.23 %
16-49 vjeç  –  38.71%
50-59 vjeç  –  48.39%
60+  vjeç    –    9.68%

Ministri Filipçe tha se momentalisht posedojnë  rreth 1500 teste. Pritet një donacion prej një mijë testesh dhe një mijë të tjerë që do t’i porosisë vet shteti. Gjatë mbrëmjes së kaluar na Maqedoni ka mbërritur avioni që barte udhëtarë nga Brukseli. Pasagjerët u testuan për koronavirus dhe u mbajtën në izolim derisa të merreshin rezultatet. Rezultatet e të gjithë pasagjerëve janë negative, dhe ata janë lëshuar në shtëpi në izolim të detyrueshëm. Personat që ishin akomoduar përkohësisht në Pepelishtë u vizituan nga epidemiologët dhe sot do të transferohen në një strukturë të caktuar për izolim grupor në Demir Kapija.StrugaLajm

Evi Shkopi

In : Aktuale

Loading...
loading...