40 denarë ora nëse parkoni në qendër të Strugës, ja çmimet sipas zonave

Ndërmarrja Publike për Parqe dhe Gjelbërime “Eko Struga” ju informon se nga nesër 02.06.2021 fillon parkimi zonal. Automjetet motorike do të mund të parkojnë në Ekstra zonën dhe zonën e Parë.
Nga data 01.05 deri më 30.09 të vitit aktual do të aplikohen çmimet e mëposhtme:
-Ekstra zona nga 07 -24h.
40 denarë për orën e parë; 30 denarë për orën e dytë; ora e tretë 20 denarë dhe çdo orë tjetër.
Parkimi falas është në dispozicion nga ora 24:00.
-Zona e parë nga 07 -24h.
30 denarë për orën e parë; 20 denarë për orën e dytë dhe çdo orë tjetër. Parkimi falas është në dispozicion nga ora 24:00.
Nga data 01.01 deri më 30.04 dhe nga data 01.10 deri më 31.12 në vitin aktual do të aplikohen çmimet e mëposhtme:
-Ekstra zona nga 08-21h.
30 denarë për orën e parë;20 denarë për orën e dytë dhe çdo orë tjetër.
Parkimi falas është në dispozicion nga ora 21:00 deri në 08:00.
-Zona e parë nga 08:21h.
30 denarë për orën e parë;10 denarë për orën e dytë dhe çdo orë tjetër.
Parkimi falas është në dispozicion nga ora 21:00 deri në 08:00.

Ekstra zona e përfshin vendparkimin Qendër – “Sheshi revulucionit”; Vendparkimi në pjesën e sipërme dhe të poshtme “Plazhi i meshkujve të qytetit” ; Vendparkimi Plazhi i femrave; Vendparkimi në një pjesë të rrugës “Dimçe Kovaçeski” nga lidhja me rrugën “Korpus 15” deri te ndërtesa e partive politike; Vendparkimi në një pjesë të rrugës ”Boro Haxhieski – Pute” nga Muzeu “ Dr Nikolla Nezlobinski” deri te supermarketi Tinex.
Zona e parë i përfshin: vendparkimet nga një pjesë në rrugën “Partizanska” nga Ura e Poezisë deri te rrethi që lidhet me rrugën “APJ” ( nga ana e djathtë ) dhe në një pjesë në rrugën “Partizanska” nga Ura e Poezisë deri te “Euro Hotel-i” (nga pjesa e majtë ).

Vendparkimet në një pjesë nga rruga “Boro Kallajxhieski” nga hyrja te qendra Medicinale deri te kryqëzimi në rrugën “Sllavej Pllanina”( ana e djathtë dhe e majtë );
Vendparkimi para Xhamisë “Mustafa Çelebi”; Vendparkimi në një pjesë të rrugës “Marshall Tito”, pas parkingut për automjetet e Taksive deri te kryqëzimi në rrugën “Pablo Neruda” dhe “Jabllaniqka”.
Vendparkim në një pjesë të rrugës “Razme Maleski” nga lidhja me rrugën “Vojdan Çernodrisnki”, deri te lidhja me rrugën “Pablo Neruda”.
Ata që nuk do të raportojnë parkim, dmth. nuk do të dërgojnë një mesazh me tekst dhe kanë parkuar automjetet e tyre motorike në vendet e caktuara për parkimin zonal, do të vendosen bllokues ose porosi dhe do të tarifohen çdo orë sipas tarifës dhe një tarifë prej 1000 denarë për parkim të padeklaruar.
Me respekt
” Eko Struga ”StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...