Kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni, flet ministri i shëndetësisë

Ora policore vazhdon të jetë në fuqi në Maqedoninë e Veriut, por ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe nuk ka përjashtu mundësinë e heqjes së saj.

Sipas tij, nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të infektuarve, mund të ketë lehtësime edhe më tej të masave restriktive.

Filipçe e ka quajtur lajm të mirë faktin që në 24 orët e fundit në kovid-qendrat e Shkupit nuk është pranuar asnjë pacientë i infektuar me koronavirus.StrugaLajm

“Deri më 15 qershor Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të ketë edhe një mbledhje. Pas 15 qershorit, nëse vazhdojnë të jenë numrat në rënie, do të bëhet lehtësimi i masave. Kur them lehtësimi i masave mendoj për dy gjëra, orën policore dhe organizimin e evenimenteve tjera”, deklaroi Filipçe, raporton SHENJA.

In : Aktuale

Loading...
loading...