445 mijë qytetarë mezi hanë një herë në ditë në Maqedoni!

Rreth 445 mijë qytetarë të Maqedonisë brenda ditës ballafaqohen me probleme të shumta në sigurimin e ushqimit dhe sipas mesatares – çdo njëri prej tyre mezi arrin të siguroj një shujtë ditore. Ndërkohë, sasia e ushqimit që hidhet gjatë një ditë varion mes 4500 dhe 6500 tonelatave ushqim, vlera e të cilit i shkon deri në 11.6 milionë euro, gjegjësisht me këto mjete mund të sigurohet ushqim për rreth 13 mijë qytetarë edhe atë duke i kompletuar tri shujtat ditore, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat e fundit të shoqatave joqeveritare rreth sigurimit të ushqimit dhe hedhjes së saj i janë prezantuar edhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku gjatë një takimi të realizuar me drejtuesit e shoqatave, krahas ministresh Milla Carovska, të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, dhe Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski. “Arsyeja për hedhjen e ushqimit qëndron në disa pengesa ligjore, siç është përgjegjësia nga pasojat e padëshiruara, por edhe brenga e tatimeve. Me qëllim nxitjen e dhurimit të ushqimit, ishte kërkuar vendosja e një procedure të thjeshtë të tatimit, respektivisht është kërkuar përgatitja e një Programi qeveritar për mbështetjen e sektorit civil, i cili do të merrej me shpërndarjen e ushqimit dhe me këtë do të ishte përpiluar një listë me ushqim, të cilët mund të dhurohen edhe pasi t’ju ketë kaluar afati i skadimit”, thonë nga Ministria e Punë dhe Politikës Sociale. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...