Një 47-vjeçar nga fshati Labunishtë i Strugës është ndaluar dje nga policia, pasi në banesën e tij u zbuluan mbi 4000 lëndë piroteknike.
Kontrolli në banesën e M.M. është kryer me urdhër të marrë paraprakisht nga gjykata dhe siç ka njoftuar MPB-ja, nga ana e punonjësve policorë të NjPB Strugë janë gjetur 4400 copë mjete piroteknike – fishekzjarre të cilat i posedonte pa autorizim.
Personi është ndaluar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.