50 mijë turistë vizituan Maqedoninë në nentor

Rritje të numrit të turistëve dhe numrit të bujtjeve regjistroi Enti Shtetëror i Statistikës në nëntor.

Sipas të dhënave që sot e publikoi në ueb faqen e saj ESHS citon se në nëntor Maqedoninë e kanë vizituar 50.869 turistë që është rritur për 15,2 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2016. Rritje për 18,1 për qind ka edhe në numrin e bujtjeve që në nëntor arritën 115.749.

Një rritje më drastike të numrit të turistëve të huaj, respektivisht në nëntor numri i tyre është rritur me 24,5 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2016, ndërsa numri i turistëve vendas është rritur me 1,3 për qind. Rrjedhimisht, ka një rritje më të madhe të numrit të bujtjeve të turistëve të huaj sesa bujtjeve të turistëve vendas.StrugaLajm

Në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, numri i turistëve u rrit me 16,3 për qind, ku numri i turistëve vendas u rrit me 5,7 për qind dhe numri i turistëve të huaj me 23,5 për qind. Numri i bujtjeve u rrit për 12,2 për qind, ku numri i bujtjeve të turistëve vendas u rritën për 4.6 për qind, ndërsa të turistëve të huaj u rritën për 22,6 për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...