Ushqim e veshje përmes internetit

Shkup, 12 janar – Oferta e larmishme, por edhe më e lirë se në tregtinë tradicionale, ka rritur dukshëm blerjet e qytetarëve të Maqedonisë përmes internetit. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, sipas të cilave në periudhën janar-shtator 2016 në tregtinë elektronike janë harxhuar afër 65 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Një vit më vonë, për të njëjtën periudhë, tregtia elektronike është rritur për 20 për qind apo ka arritur në 78 milionë euro.
Për rritjen e madhe të tregtisë elektronike në Maqedoni flet edhe fakti se në vitin 2014, në blerjet online janë harxhuar 25 milion euro, ndërsa tre vite më vonë vetëm, për periudhën janar-shtator , kjo shumë është trefishuar.

Blerësit në internet preferojnë të blejnë më shumë veshmbathje, pajisje të ndryshme elektronike dhe sportive si, atlete apo edhe celularë. Blerësit në Maqedoni përveç uebfaqes së preferuar kineze “Alibaba”, me të madhe në vitet e fundit shfrytëzojnë edhe uebfaqet vendore që ofrojnë lirime për blerjet në grup të prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme.

“Në internet më së shpeshti blihen pajisje sportive me afër 55 për qind, pajisje elektronike me 16 për qind, prodhime të ndryshme për amvisëri me 13 për qind , akomodim në hotel me afër 10 për qind si dhe udhëtime të ndryshme. Bile me 8 për qind, qytetarët në Maqedoni porosisin online edhe ushqim dhe prodhime ushqimore”, tregojnë të dhënat e Entit të Statistikës.
Dyqanet prej nga më shumë blejnë konsumatorët, janë në Maqedoni , në Evropë por edhe në shtetet jashtë Evropës.StrugaLajm

Pjesa më e madhe e transaksioneve në internet, apo 43 për qind janë në vlerën prej50 deri 99 euro. Pasojnë me 33 për qind , blerjet të vlefshme më pak se 50 euro, ndërsa me 19 për qind janë prezente ato më të shtrenjta që kapin vlerën prej 100 deri 499 euro.StrugaLajm

Njohësit e kësaj fushe të tregtisë sqarojnë se është shpërndarja e madhe e internetit në amvisëritë në vend që ka ndikuar në masivizimin blerjeve online,por edhe përcjellja e ngadalshme, por e sigurt e trendeve evropiane të blerjes , pranimi i teknologjive të reja etj.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe bartësit dhe kreatorët e këtij biznesi.
“Një nga parakushtet e zgjerimit të tregtisë elektronike është edhe posedimi i madh i internetit tek qytetarët , përdorimi i kartelave pagesore, oferta e mirë e kompanive , përdorimi i aplikacioneve për celularë e kështu me radhë”, nënvizon për KOHA, Nina Angellovska , pronare e kompanisë për shitje përmes internetit.
Në ndërkohë , një problem tjetër që pritet të zgjidhet në të ardhmen është edhe lehtësimi i kushteve për blerje përmes internetit jashtë shtetit. Nga Agjencia e Postës së Maqedonisë presin që të rritet kufiri prej 45 në 150 euro i shumës në të cilën doganohet malli për përdorim personal që qytetarët e porosisin nga jashtë përmes internetit. Aktualisht në transportin e udhëtarëve në Maqedoni ekziston mundësia që në mënyrë legale të mund të importohet mall për konsum personal në vlerë prej në denarë prej 350 euro pa pagesën e doganës , ndërsa në transportin e postës kjo shumë është 45 euro, edhe pse nga Agjencia e Postës që para disa vitesh kanë ngritur iniciativë që kjo shumë të trefishohet.
Ndërkaq, për rëndësinë e madhe që ka tregtia online flet edhe fakti se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpenzuar 223 miliardë dollarë për blerje përmes internetit , duke mbajtur vendin në zhvillimin e tregtisë elektronike. E gjithë kjo i atribuohet rritjes së vazhdueshme të këtij tregu, përmirësimit të ekonomisë amerikane dhe besimit më të madh të konsumatorëve amerikan në tregtinë elektronike. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...