6 qytete nesër në protestë, kërkohet anulimi i shtrenjtimit të energjisë elektrike

Marshi protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike ka marrë përmasa më të mëdha. Protesta në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Strugë do të fillojë nga ora 18, ndërkaq në Kumanovë në ora 14.

Kërkohet anulim i vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike prej 7.4përqind, shpërbërje të Komisionit rregullator për Energjetikë dhe formim të një trupi në Kuvend i cili do të hetojë dhe adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj kompanive energjetike.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e energjisë elektrike prej 7.4 për qind dhe të ul çmimin për konsumatorët për 46 për qind. Qeveria të ul TVSH-në (Tatimin e Vlerës së Shtuar) nga 18 në 5 për qind, ta eliminojë monopolin e kompanive EVN duke e shkëputur kontratën për t’i dhënë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jo njerëzore. Të nacionalizojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të krijojë politika lehtësuese për të falur borxhin ndaj kompanive për rastet sociale në vend”, tha Krenar Osmani, organizator.

Si organizatorët, për pjesëmarrje masive në protestë kanë bërë thirrje edhe nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Maqedonisë.StrugaLajm

“Konfederata e Sindikatave të Pavarura i bashkëngjitet protestit të nesërm që është për energjinë elektrike dhe ne në tërësi i mbështesim dhe ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkëngjiten në mënyrë masive në këtë protestë, sepse kjo protestë është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim nga përkatësia fetare dhe religjioze”, thonë nga Konfederata e Sindikatave të Pavarur.StrugaLajm

Në Shkup protesta do të nis nga Parku i Çairit e “Parku i Gruas” dhe do të marshojë deri para Qeverisë, në Tetovë do të fillojë nga rrethrrotullimi te ish Monopoli, te “Memoja” dhe te çerdhja e lagjes “Potok” për të marshuar deri te sheshi “Iliria”.

Në Kumanovë do të fillojë nga objekti i Komunës dhe do të përfundojë para EVN-së, para objektit të komunës do të fillojë edhe protesta në Dibër dhe do të marshohet deri te selia e EVN-së. Në Kërçovë do të protestohet në sheshin e qytetit.

Kjo është protesta e dytë. E para u realizua në Çair, në Tetovë, Gostivar dhe në Kumanovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...