Aktuale
78 vjeçari mbytet në Liqenin e Dibrës

Plaku shtatëdhjetë e tetë vjeçar u mbyt në Liqenin e Dibrës.
Sipas Ministrisë së Brendshme, dje, rreth orës 14 në liqenin e Dibrës, në afërsi të bregut u gjet i vdekur 78 vjeçari J.J nga fshati Papraniku i Madh i Dibrës.
Në trupin e tij nuk ka pasur shenja të dhunës, dhe vdekja ishte shkaktuar nga mbytja në ujë.