91 kg marihuanë kapen në Kërçovë, tre të arrestuar

MPB-ja dje në Kërçovë ka arrestuar tre persona nga Shkupi dhe ka konfiskuar 91 kilogramë marihuanë. Kundër tre të arrestuarve dhe për edhe tre persona të tjerë, dy nga Struga dhe një nga Shkupi, janë parashtruar kallëzime penale për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

Siç informoi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, të denoncuarit e kanë marrë marihuanën nga Shqipëria fqinje dhe e kanë deponuar në Strugë, me qëllim që ta transportojnë në Shkup. Dje në orët e hershme të mëngjesit, marihuana është dashur të transportohet në Shkup dhe është vendosur në automobilin “mercedes” me targa të Shkupit, në të cilin ishin dy nga të arrestuarit, ndërsa para tij në rolin e të a.q. pastrues ka lëvizur automobili “BMV” me targa nga Prilepi i drejtuar nga njëri nga tani të arrestuarit.

Sipas planit paraprakisht të përgatitur, nga ana e nëpunësve policorë në hyrje të Kërçovës, është ndaluar “mercedesi”, ndërsa në të njëjtën kohë në dalje të Kërçovës është ndalur edhe automobili tjetër BMV dhe që të tre personat janë privuar nga liria. Nga kontrolli i kryer në “mercedes” janë gjetur nëntë thasë dhe një çantë udhëtimi me marihuanë.StrugaLajm

Tre të denoncuare, gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi masa të paraburgimit në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, një person tani më po e vuan dënim me burg në burgun e Strugës dhe është transferuar në burgun e Shutkës në Shkup, ndërsa pas dy persona policia ende është në kërkim.

In : Aktuale

Loading...
loading...