BLENDI PETROL
Aktuale

958 administratorët e sistemuar ende rrijnë nëpër shtëpitë e tyre

Asnjë nga administratorët shtetërorë të dal nga Marrëveshja e Ohrit nuk kanë nisur me punë edhe përkundër fillimit të shpërndarjes nëpër institucionet ku kishte mungesë të të punësuarve shqiptarë. Institucionet ende po merren me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe kontratave. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha pret që së shpejti 958 administratorët të fillojnë me punë por nuk jep afat të saktë se kur do ta shijojnë vendin e tare të punës këta administratorë që qëndrojnë për më shumë se 8 vite në shtëpi ndërkohë që marrin paga.

Pas nënshkrimit të kësaj kontrate merret pëlqim edhe nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Administrative por edhe nga ana e Ministrisë së Financave dhe me këtë kompletohet i gjithë procesi dhe më pas nëpunësit administrativ mund të fillojnë me punë, Një afat kohorë saktë nuk mund të japim por së shpejti presim që administratorët e parë të startojnë me punë – deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Edhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë të njëjtin qëndrim.

Procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të 958 administratorëve është në rrjedhë e sipër. Shumë shpejtë do të fillojë edhe shpërndarja e të tjerëve. Kështu që jam i bindur se ky proces do të përfundoj së shpejti – deklaroi Damian Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike.

Nga 958 administrator që pritet të sistematizohen, 10% nuk i kanë pranuar vendet e tyre të punës. Ata kanë refuzuar nënshkrimin e kontratës për arsye nga më të ndryshmet, si largësia e vendit të punës nga vendbanimi dhe përshtatja mosadekuate e profesionit dhe kualifikimit me punën. Sistematizimi i grupit të dytë prej 700 administratorëve të mbetur pritet që të mbarojë gjithashtu brenda 2 muajve, bazuar në fjalët e udhëheqësve të ekzekutivit./Alsat-M

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button