Mesfushorin nga Struga,Pajtim Kasamin e kërkojnë tre skuadra

Pajtim Kasami mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Mesfushori shqiptar ka pasur një vit të mirë personal në elitën e futbollit zviceran.

I transferuar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror te Sioni, Kasami ka udhëhequr mesfushën e skuadrës bardh e kuqe.

Forma e mirë e treguar këtë edicion, ka bërë që skuadrat italiane ta rikthejnë kokën nga ai.StrugaLajm

Ish-skuadra e tij, Lazio po e kërkon rikthimin e Kasamit në Olimpico.StrugaLajm

Por Tuttomercatoweb shkruan se garës i janë bashkuar edhe Atalanta dhe Genoa që gjithashtu e duan mesfushorin nga Struga.

Sion nuk e ka ndërmend ta lë të lirë Kasamin pa u paguar një shumë prej dy milionë eurove, pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2020.

25-vjeçari këtë edicion në Superligën e Zvicrës ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...