BLENDI PETROL
Aktuale

Aksion për pastrimin e liqenit

Karrige, goma makinash, gjësende metali – këto janë vetëm disa gjëra që rreth 15 polumbarët nxorën nga fundi i Liqenit të Ohrit. Gjithashtu është gjetur një varkë peshkimi që ishte zhytur gjatë motit të fundit të rrëmbyeshëm. Në këtë aksion, që është i 20 me radhë, është pastruar nga porti i qytetit deri në lagjen Saraishtë. Polumbarët shprehen se aksionet e këtilla kanë dhënë rezultat.

Arritëm pak a shumë qytetarëve t’ua bëjmë me dije që mos të hedhin mbeturina. Liqenin e Ohrit e ndotin vetëm banorët, nuk mundet ndonjë turist ose dikush nga Shkupi të vijë dhe të hedhë lavatriçe. Nuk e keni idenë se çfarë ka brenda, shishe plastike, nga dallgët e liqenit kishte edhe karrige nga kafenetë. Ne në suazat e aksionit do të nxjerrim aq sa mundemi – deklaroi Goran Baleski, polumbar.

Autoritetet lokale shprehen se do t’i mbështesin nismat e këtilla. Planifikohet vendosja e grilave të lumenjve të cilët derdhen në Liqe dhe prej ku bartet pjesa më e madhe e mbeturinave.

Ky është një prej aksioneve që zhvillohet në Ohër gjatë muajit maj. Ndërsa do të vazhdojë edhe gjatë qershorit. Aksioni për mbledhjen e mbeturinave të forta nga fundi i Liqenit të Ohërit mbahet çdo vit. Kjo është mënyra e vetme për grumbullimin e mbeturinave të forta – tha Jovan Stojanovski, kryetar i Ohrit.

Vitet e kaluara nga liqeni janë nxjerrë teknikë e bardhë si lavatriçe, tavolina dhe karrige. Gjatë aksionit me moton “Pa ujë nuk ka jetë”, do të realizohen fotografi nënujore dhe videospot për mbrojtjen e liqenit. Ndryshe, konsiderohet se Liqeni i Ohrit është burimi më i madh i ujit për pije në Evropën juglindore, në një kohë kur 1.2 miliard njerëz në botë nuk kanë qasje deri tek uji i pijshëm.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button