60 të vdekur nga zjarri në Greqi, trupat gjenden të shkrumbuar në makina (FOTO)

Mediat raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në mbi 60. Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 156 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë raportohet se trupat e viktimave janë gjetur të shkrumbuar nëpër makina.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e emergjencës në Atika. Kryeministri grek Alexis Tsipras ka anulluar një udhëtim zyrtar në Bosnje Hercegovinë dhe është nisur për në vendin ku ka ndodhur tragjedia.

Deri më tani raportohet se rreth 1000 shtëpi janë djegur dhe mbi 300 automjete.

Spitalet e Athinës janë vënë në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se po bëhet e pa mundura për vënien e situatës nën kontroll dhe evidentimin sa më të saktë të numrit të viktimave.StrugaLajm

Ndërkohë që kreu i bashkisë Burnens është shprehur se numri i të vdekurve mund të rritet.

Më herët, roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.StrugaLajm

Gjatë orëve të natës në zonën Artemidhas u gjetën 4 persona të mbytur, ndërsa dëshmitarë okulare thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, fati i të cilëve është i pa ditur.

Qeveria deklaroi se do të vazhdojë operacionin për gjetjen e gjithë personave të zhdukur gjatë orëve të paradites.

Gjermania, Italia, Franca dhe Polonia kanë dërguar ndihma për shtetin grek.

grek.

In : Aktuale

Loading...
loading...