Kafshët e egra që popullojnë malin Sharr shpesh zbresin edhe në Pollog. Kësisoji mbrëmë është parë një arushë me të vegjlit e vet në rrugën që lidh Vrapçishtin me autostradën Tetovë -Gostivar.
Qytetari vetëm e ka inçizuar arushën derisa ajo ka lëvizur përgjatë rrugës.
Arinjtë kohëve të fundit shihen më shumë që dëshmon se edhe numri i individëve të kësaj kafshe që rezikonte të zhdukej ka filluar të ritet në Malin Sharr.