Epidemiologu i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti permes postimit te tij ne facebook ka dhene nje lajm te mire per Covid-19. Ai tregon se sipas nje studimi te fundit eshte bere e ditur se virusi ka pesuar nje mutacion qe e ben virusin te transmetohet me shpejt. Ndaj ne keto momente po qarkullon forma me e re e koronavirusit qe eshte C614, qe e shfaq me te transmetueshem por edhe me shume te ndjeshem ndaj antitrupave qe mund ta neutralizojne.
Mjeku ka bere kete postim te plote:
“Ndrysho mënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë” Cit. Wayne W. Dyer
Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë. Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë virus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-virus”.
Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve.
Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe humbje jete dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë. (linku në fund të postimit)”
Dhe vazhdon me shpjegimet shkencore qe vete virologet i kuptojne por nuk harron nje Keshille dhe nje Urim: “Forca miqtë e mi, ju mbrohuni dhe ruhuni duke respektuar këshillat dhe masat!”