Adil Zhuta me prejardhje nga Veleshta e Strugës i lindur më 06.10.2010 në Malmo të Suedisë, hapat e para në futball i ka nisur në Klubin BK Olympic në moshën 6 vjeçare pra në vitin 2015 dhe dy vite me vonë pas debutimeve të shkëlqyeshme dhe pregatitjes së mirë fizike klubi e vendos me grup-moshat e vitit 2007 edhe pse i lindur në vitin 2010, sulmues tipik me tipare e idolit të tij Zlatan Ibrahimovic ndryshe në ekip njihet si Zlatan-junior.
Ai me paraqitjet e tij ka bërë që shumë njohës të futbollit ta cilësojnë si një ndër talentët premtues në klub, dhe se ky talent shumë shpejt do të jetë i njohur për futbollin Suedez, disa herë me radhë zgjidhet lojtari i ndeshjes dhe një ndër goshënuesit më të mirë në ligë.
Ëndrra e tij është të kap arrij majat e futbollit suedez pse jo edhe atë ndërkombëtar. (Strugalajm.com)
Në vijim video sekuencë nga shënimi i golit me ekipin e tij
.
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2021/05/IMG-c6bd754c238f808e6ddebc02c4d42a3f-V.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2021/05/IMG-b29a87d0d934921f7f3c607297d423c1-V.jpg)