Mbi 36 për qind e popullsisë mezi e mbush tryezën  

Edhe pse llogaritet si një prej vende të rajonit me çmime më të lira të konsumit, prapëseprapë sigurimi i vakteve të mjaftueshme është i pamundur jo vetëm për të varfrit. E renditur e dyta në Evropë pas Turqisë (37.3%) në Maqedoninë e Veriut 36.5 % e popullsisë e kanë të pamundur të sigurojë një vakt të mjaftueshëm që përmban mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë (nga 8.3% që është mesatarja evropiane

Evis HALILI

Shkup, 16 korrik – Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, vazhdon të rritet edhe indeksi i shpenzimeve të një familje, duke sjellë që tryezat të jenë gjithnjë e më të varfra. Nëse vetëm mbi 8 për qind e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë (një pikë përqindje më e lartë, krahasuar me vitin 2021 – 7.3%), në Maqedoni kjo përqindje është mbi katër herë më e lartë.

AdvertisementsStrugaLajm

Sipas të dhënave të Eurostat Maqedonia, edhe pse llogaritet si një prej vende të rajonit me çmime më të lira të konsumit (ose sa 51 për qind e mesatares së B), prapëseprapë sigurimi i vakteve të mjaftueshme është i pamundur jo vetëm për të varfrit. E renditur e dyta në Evropë, pas Turqisë ( 37.3% ) në Maqedoninë e Veriut 36.5 % e popullsisë e kanë të pamundur të sigurojë një vakt të mjaftueshëm që përmban mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë (nga 8.3% që është mesatarja evropiane). Vështirësitë e një familje për të siguruar ushqim të mjaftueshëm është e lidhur kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave dhe çmimet relativisht të shtrenjta në blerjet e tyre të përditshme. Po t’i referohesh të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave rritja e cimeve çdo vit po rëndon xhepat dhe buxhetin familjar. “Indeksi i kostos së jetesës në qershor 2023, krahasuar me qershorin 2022, shënoi rritje prej 9.3%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 5.7%. Rritje e indekseve të kostos së jetesës në qershor 2023, krahasuar me muajin paraardhës, është vërejtur te frutat e freskëta dhe të ngrira me 13.2%, perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 6.7%, sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.0%, verë me 0.8%, djathë dhe gjizë me 0.7%, bukë dhe drithëra, produkte ushqimore që nuk përmenden diku tjetër me 0.5%, mish, birrë me 0.3%, peshk dhe prodhime deti, kafe, çaj, kakao , alkool me 0.2%”, thuhet në publikim.

Pas Maqedonisë renditet Shqipëria, ku mbi 34 për qind e popullsisë shqiptare nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt të tillë. Ndërsa sa i takon kategorisë së popullsisë së varfër, ose në rrezik, më shumë se gjysma (rreth 55 për qind) nuk ishin në gjendje të siguronin një vakt të tillë një herë në dy ditë, shifër kjo mbi dy herë më e lartë sesa mesatarja e BE. Kjo shifër e rendit Maqedoninë të tretën në Evropë, pas Shqipërisë (mbi 67 për qind e të varfërve) Turqisë me 62.9% të popullsisë më të varfër. Ndërkohë që mesatarja e Unionit është 19.7 për qind, e njerëzve në rrezik varfërie që nuk ishin në gjendje të siguronin një vakt të tillë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, diferenca midis popullsisë totale dhe të rrezikuar nga varfëria, për sa i përket kapacitetit për të përballuar ushqimin e duhur, ishte gjithashtu i dukshëm në të gjithë vendet e BE-së: përqindja më e lartë e njerëzve në rrezik të varfërisë, të paaftë për të përballuar ushqimin e duhur, u regjistrua në Bullgari (44.6%), e ndjekur nga Rumania (43.0%) dhe Sllovakia (40.5%). Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0%), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1%) dhe Qipro (5.6%). (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...