ZAEVIZMI SI VAZHDIM I TITIZMIT

Zaevizmi si filozofi e re politike që u shfaq sëfundmi në bllokun sllavomaqedonas nuk përbën ndonjë ndryshim të kursit politik nga titizmi i djeshëm në marrëdhëniet me shqiptarët. Përkundrazi ,sot ai është veshur me kostum të ri të socialdemokracisë që e paraqet atë si engjëll para opinionit publik se, nuk është më ajo pasardhëse e partisë komuniste jugosllave dhe antishqiptarizmit por një forcë e re politike me koncept të ri perendimor.Në thelb zaevizmi dhe SDSM-ja , kanë ruajtjen e primatit dhe dominimit të pushtetit vetëm nga sllavomaqedonasit.Për Zaevin kyçja e partive politike shqiptare në qeverinë e koalicionit “është shprehje e vullnetit të mirë nga ana e kryeministrit, që tregon se ai respekton vullnetin e pakicës shqiptare “në qeverisjen e vendit. Pavarsisht identifikimit me socialdemokracinë e cila paraqitet si një maskim ri me një figurë të re siç është dinaku Zaev ,i cili në fakt po shpie në vend amanetin e skileve të vjetër si Gligorov dhe Kolishevski, për t’a ruajtur supremacinë dhe pushtetin mbi shqiptarët duke na trajtuar pafundësisht si qytetarë të dorës së dytë.

SDSM-ja dhe Zaevi propagandojnë në vendbanimet shqiptare vëllazërim-bashkimin e ri të shtetit gjysmagjel FYROM, për bollëk ekonomik dhe barazi nacionale, dëngla këto të ngjashme si para gjysmë shekulli kur nën maskën e luftës kundër fashizmit kokat e shqiptarëve u përdorën mish për top. Nga zhgënjimi i thellë VMRO -DUI-n në qeverisjet e dështuara një pjesë e shqiptarëve e arsyetojnë mbështetjen pro SDSM-së, pasi ajo nuk do t’i zhgënjej dhe se do t’ua kthej shpresën . Skamja dhe mjerimi i bën njerzit të trokasin edhe në derë të “hasmit “. I mbyturi kapet edhe pas gjarpërit thotë një shprehje popullore. Por gjarpëri SDSM, mbetet përsëri gjarpër që nga lufta e dytë botërore të cilët filluan me vrasjet politike dhe persekutimet kundër udhëheqësve shqiptarë që kundërshtonin padrejtësitë. Vazhdoi më pas me shpërnguljen e madhe për në shkretëtirat e Anadollit. Vjen më vonë me luftën kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Me shpalljen e pluralizmit demonkracia sllavomaqedonase vazhdoi me fushatat antishqiptare me Bit pazarin, Ladorishtin dhe UT-në.

Nëse DUI ka sjellë zhgënjim dhe dështim, mjerim ekonomik dhe stagnim në të gjitha fushat, shqiptarët e kanë formulën dhe çelësin e zgjidhjes për të vendosur për ardhmen e tyre duke mos i konsideruar ato më si parti shqiptare dhe kurrë më votën pro tyre. Zgjedhje e fundit lokale dhe të zgjedhurit nga radhët e DUI-t, nuk kanë për të sjellë as përmirësim ekonomik e as progres dhe barazi për të gjithë në komunat me shumicë shqiptare por vetëm leverdi dhe përfitime të klaneve mafioze brenda DUI-t.
Heqja dorë nga Platforma Shqiptare është treguesi më i mirë që flet për qëndrimet dhe zotimet të pambajtura të subjekteve shqiptare në luftën për pushtet dhe turravrapi pas apetititeve karrieriste që u ofroi titisti i ri Zajko.StrugaLajm

Progresi dhe mirëqenia ekonomike nuk vjen nga koalicionimi me SDSM -në apo VMRO -në, por nga bashkimi i vërtetë i shqiptarëve dhe zgjedhja e intelektualëve të dëshmuar kombëtarisht në këto koalicione me një kusht për të qënë të barabartë si popuj si gjuhë dhe si shtetformues.
Alternativa për zgjidhje të interesit kombëtar janë të shumta, vetëm se mungon vullneti dhe gatishmëria inkurajimi dhe “zgjimi” e mijëra intelektualëve shqiptarë për t’u bërë pjesë e proceseve të reja politike . Shqiptarëve u duhet një qëndrim revolucionar dhe një politikë ndryshe nga ajo disfatiste e këtij një çerek shekulli.
Le të shpresojmë se të gjithë shqiptarët nuk janë syleshë e të mashtrohen pas kukuvajkave të Zaevit për një “dërzhavë të së drejtës” ku shqiptarët të trajtohen si shërbëtorë të pallatit të tij .StrugaLajm

Medai Shaholli?strugalajm.com


Loading...
loading...