Kujdes me bankat në Maqedoni kur vendosni të kurseni?!
Vjedhja në bankën e njohur Sparkasse Bank në Maqedoni ka rritur shqetësimet e qytetarëve. Një grup kriminal pak ditë më parë është zbuluar se si kishte operuar në brendi të bankës, duke vjedhur gjësendet me vlerë dhe kursimet nga sefat e bankës, që janë të depozituara nga ana e qytetarëve.
Dy shtetas të huaj dhe një nga Maqedonia janë të dyshuar për vjedhjen e madhe në këtë bankë gjermane me përfaqësinë në Maqedoni.
Burime të Alsat mësojë se një shtetas i Rumanisë dhe një shtetas nga Moldavia, ditën e vjedhjes janë paraqitur në filanin e Sparkasse bankës si turistë dhe më pas të njëjtit janë paraqitur si punonjës të një kompanie kurse një i punësuari në këtë Bankë ka bashkëpunuar për të kryer vjedhjen e sefave. Dyshohet se një pjesë e hapësirës së sefave të bankës nuk ka qenë e mbuluar me kamera sigurie që u ka dhënë komoditet autorëve të dyshuar në përzgjedhjen e sendeve të vjedhura. Rasti në polici nga Banka është paraqitur me datë 27 nëntor.
Nga Sparkasse banka për Alsat thonë deri më tani nuk kanë indikacione dhe njohuri se të punësuar të bankës janë të përfshirë në këtë akt. Përpos hetimit që është duke u bërë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është duke u hetuar edhe nga sektori për revizion të brendshëm në bankë. (INA)