A thua ka vdekur qytetaria në Strugë?

Bekim Qoku

Nuk arsyetohet kaosi me ardhjen e mërgimtarëve. Edhe mërgimtarët janë viktimë e kaosit. Madje ata edhe më shumë. Sepse bëjnë krahasimin me vendet e tyre.

Nëse muzika buçet deri në ora 3 të natës dhe terrorizon qytetarët deri 5 km nga burimi i saj, kjo s’ka të bëjë me mërgimtarët, por me shkelje të ligjit, me korrupsion, me pavetëdije qytetare. Edhe mërgimtarët janë njerëz që duan të flenë, të shijojnë bukuritë dhe qetësinë që ta jep qyteti i Strugës.StrugaLajm

Ne këtu flasim vetëm për 3-4 profiterë që shkelin ligjin e rendit publik, dhe për disa policë e inspektorë që korruptohen vazhdimisht prej tyre.
Ne këtu flasim për një administratë dhe kryetar komune të korruptuar kokë e këmbë, që në vend të të shohë interesin e qytetarëve, sheh ta mbushe xhepin e t’i blejë fëmijëve të tij makina prej 150 000 eurosh.
Nuk mund të presësh rend e qetësi në një komunë që drejtohet nga një njeri i damkosur për korrupsion madhor. Ai është i pari i qytetit dhe qytetarët ndjekin të parin.StrugaLajm

Është për t’u habitur se si asnjë media urbane, asnjë shoqatë civile, asnjë parti opozitare, asnjë përfaqësi e huaj nuk ngre zërin kundër këtyre anomalive që kanë zaptuar Strugën dhe po e mbysin atë.
A thua ka vdekur qytetaria në Strugë?


Loading...
loading...