Adoleshentë, homoseksualë… Arabia u pret kokën me shpatë 184 personave
Arabia Saudite ekzekutoi 184 persona vitin e kaluar, përfshirë tre të burgosur që ishin adoleshentë kur u arrestuan.
Ekzekutimet në Arabinë Saudite bëhen ose me prerje koke në publik nga një xhelat, ose me mënyra të tjera.
Ata që kanë udhëtuar në Arabinë Saudite kanë parë lajmërimet në aeroport se nëse posedon lëndë narkotike, dënohesh me vdekje.
Midis të ekzekutuarve ishte Abdulkarim al-Hawaj 21 vjeç.
Ai u arrestua në moshën 16 vjeç pasi dërgoi mesazheve në WhatsApp për një demonstrim antiqeveritar.
Abdulkarim dhe 36 të tjerët u ekzekutuan në një ditë të vetme në prill të 2019 si të dënuar për ‘terrorizëm’, njëri prej tyre u kryqëzua.
Ndërsa Mujtaba al-Sweikat, u vra pasi u arrestua kur ishte 17-vjeçar duke hipur në një fluturim për në SH.B.A. ku do të fillonte studimet në Universitetin e Michiganit Perëndimor.
Ekzekutimet e të rinjve u realizuan, pavarësisht se Arabia Saudite u zotua të mos vriste më të rinjtë adoleshentë.
Një nga 184 të vrarë ishte homoseksual dhe u vra vdekje pasi rrëfeu në gjyq se kishte bërë seks me katër burra të tjerë.