Aeroporti i Baselit anuloi fluturimet, mbi 300 udhëtarë mbetën në pritje

Në aeroportin e Baselit shumë qytetarë, që dje kishin për të fluturuar për në Prishtinë, janë kthyer prapa pasi fluturimet janë anuluar pa paralajmërim në Euroairportin Basel-Mulhouse.

Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), një kompani bullgare, dështoi.

Mbi 300 pasagjerë që kishin destinacion Prishtinën mbetën në pritje, raporton gazeta zvicerane Blick, transmeton Klankosova.tv.

Njëri nga udhëtarët që mbeti pa udhëtuar ishte edhe M. Krasniqi, i cili tha se ka fëmijë që qajnë dhe pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë me operatorin e tyre të fluturimit.StrugaLajm

Euroaeroporti nuk dha asnjë arsye për anulimet.

In : Aktuale

Loading...
loading...