Afrim Qoku, emërohet drejtor i Inspektoriatit Shtetëror për Pushtetin Lokal

Afrim Qoku,është emëruar drejtor i Inspektoratit për Pushtet Lokal si propozim i Alternativës mëson Strugalajm.com .

Afrim Gjoku ka lindur më 15 prill 1981 në Ohër. Shkollën fillore e kreu në shkollën fillore. “Bratstvo Edinstvo” në Ohër, gjimnazin “Niko Nestor” – “Strugë”. Në vitin 2007 regjistrohet në Fakultetin Juridik në Universitetin e EJL, ku diplomohet në vitin 2011.
Në vitin 2018 ka dhënë Provimin e Drejtësisë.

Nga viti 2004 është i punësuar në Gjykatën Themelore Ohër si referent, nga viti 2011 si zyrtar i pavarur-udhëheqës i Departamentit për Ekzekutim të Sanksioneve. Në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Ohrski Komunalec”, nga viti 2017 deri në vitin 2018 si Zëvendës Kryetar i Bordit Drejtues të ISHP” Spitali i Përgjithshëm Ohër”.

Si anëtar i Shoqatës së Administratës Gjyqësore dhe si Kryetar i Degës për Ohër që nga viti 2013 ka marrë pjesë aktive në disa trajnime, punëtori, konferenca, në hartimin e Ligjit për Shërbimin Gjyqësor, si dhe në projekte të tjera për forcimin e gjyqësorit. në bashkëpunim me projektin e USAID-it.StrugaLajm

Flet shqip, maqedonisht, boshnjakisht dhe anglisht.

Më 28 janar 2022 është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...